Kurti në Maqedoni të Veriut, Shkupi e ngatërron flamurin e Kosovës me atë të BE-së

 

 

Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, Shkupi zyrtar e ka ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, por vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d