Aksion i Policisë në Veri, bastisen 9 degë të Postës serbe – flet Elshani

 

 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Kosovës, aksion i cili po zhvillohet në nëntë degë të Postës serbe.

Arsyeja e këtij aksioni, siç është thënë nga policia, është se mendohet se këto zyre funksionojnë pa licencë.

Këtë për Insajderin e konfirmoi zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani teksa shtoi se punohej pa licencë.

“Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni.
Informacioni ka rezultuat te jetë i sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojm sipas autorizimeve te tij
“, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d