Reperi i shpallur në kërkim nga Polica e Kosovës, Noizy, ka lëshuar një njoftim për anulim të koncertit të paralajmëruar në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan. Policia në Gjilan tha sot se në çdo moment që do takohet reperi, i njëjti do të arrestohet, raporton Gazeta Sinjali.
Në llogarinë e tij në Instagram, Noizy ka shkruar “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ndërsa një njoftim të tillë për anulim nuk e ka bërë akoma diskoteka.
Se a është nga frika e arrestimit apo një trik i radhës për të shpëtuar nga prangat e Policisë me ndihmën e diskotekave, pritet të shihet.
Një njoftim të tillë, reperi e ka dhënë edhe para disa ditësh, për performancën e tij, në diskotekën ‘Venom’, por doli të jetë një gënjeshtër e mashtrim.