Ndahet nga jeta Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

 

 

Është ndarë nga jeta sot në moshën 63-vjeçare, Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Hendbollit të Kosovës.

“Hendbolli kosovar ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij. Të hënën ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci. I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit”, thuhet në njoftim.

Ai ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d