E rëndë: 39-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, ishte mbyllur për ditë të tëra

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Shillovë të Gjilanit, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. I ndjeri nuk kishte dalë nga shtëpia për ditë të tëra, çka ngriti shqetësim te të afërmit e tij, të cilët kërkuan ndihmën e Policisë.

Njësitë policore intervenuan, teksa në vendin e ngjarjes doli edhe ekipi mjekësor, me ç’rast konstatua vdekja e viktimës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili vdiq në rrethana akoma të paqarta.

Trupi i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d