Kandidati socialist fituesi i zgjedhjeve në Himarë, merr 1447 vota më shumë

 

 

Bashkia e Himarës tashmë ka një kryetar të ri.

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me 1447 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Deri në orët e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialist.

Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d