Dogana e Kosovës jep tender milionësh me shumë shkelje, OSHP rekomandon të kthehet në rishqyrtim

 

 

Dogana e Kosovës ka kryer shkelje gjatë aktivitetit të prokurimit për dhënien e tenderit “Ofrimi i shërbimeve të sigurimit fizik të objekteve të Doganës së Kosovës” në vlerë të parashikuar prej 1 milion e 400 mijë euro. Tash, dhënia e kontratës është anuluar dhe lënda është vendosur të kthehet në rivlerësim.

Shkeljet e bëra tashmë janë konstatuar edhe nga një ekspert i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Siç ka konstatuar ai, autoriteti kontraktues në këtë rast Dogana e Kosovës, ka bërë shkelje, neglizhencë të vërejtje të operatorit ekonomik dhe mospërgjigje të sakta. Kështu duke e bërë të vështrë përgatitjen e ofertave nga operatori ekonomik në këtë proces.

Eliminimi nga tenderi

Për dhënien e tenderit me një mori shkeljesh, e forcon edhe fakti që operatori ekonomik “International Security Association SH.P.K” u eliminua nga tenderi ani pse ofertoi më lirë.

Eksperti i OSHP-së i ka shqyrtuar pretendimet ankimore të operatorit ekonomik “International Security Association SH.P.K” të cilët u eliminuan nga tenderi kinse shkaku i vlerësimit si “tender jo normalisht i ulët me objektin e këtij aktiviteti të prokurimit për orë pune për punëtor me çmimin e ofertuar prej 1.40 euro/1 orë pune për ofrim të shërbimit për sigurim fizik“.

Përkundër ankesës së tyre për rishqyrtim, Dogana e Kosovës të njëjtën e ka refuzuar si të pabazuar.

Madje as nuk janë marrë për bazë sqarimet shtesë të OE lidhur me kalkulimin e pagave të punëtorëve, por duke marrë vendim për eliminim.

Dokumentacionet e grupit të OE (fitues) me nënshkrim pothuajse identik 

Eksperti shqyrtues po ashtu gjatë kontrollimit të dokumentacionin ka hasur në tre dokumente të cilat janë anashkaluar, ku në marrëveshjen e grupit të operatorëve ekonomik, nënshkrimi i dy kompanive është pothuajse i njëjtë.

Eksperti Shqyrtues nga se u tha nga dokumentet që posedon në plateformën e E-Prokurimit ka vërejtur se në bazë të dokumenteve të ngarkuara nga Grupi i Operatorëve Ekonomik, marrëveshjet mbi themelimin e grupit ka caktuar lider të grupit “Defence Securiti “ SHPK nl logon dhe në emër të Liderit te grupit ”Defence Securiti” SHPK. Deklaratat, analizat, çmimet i nënshkruan dhe vulosë kompania “Rojet e Nderit“. 

Pra OE Defender që i drejtohet Doganës së Kosovës si lider i grupit nënshkruan dhe vulos OE RN gjë që juridikisht mendoj që nuk është e pranuar”, thuhet në raportin e ekspertizës së OSHP-së.

Po ashtu, eksperti shqyrtues ka konstatuar se vendimi për eliminim të EO është i pabazuar, njëherit duke e aprovuar kërkesën e operatorit ankues për rishqyrtim.

“Eksperti shqyrtues Konstaton se Pretendimi i Operatorit Ekonomik OE “International Security Association”SH.P.K.”- Prishtinë Për eliminimin për çmim jo normalistë te ulet dhe ne baze te RREGULLORE Nr.001/2022 PËR PROKURIMIN PUBLIK Neni 41 Tenderët Jonormalisht të Ulët ne piken është i bazuar sepse për të plotësuar kushtin një Operator qe te këtë çmim jo normalisht te ulet duhet te plotësohen disa kritere.

41.3 Autoritetet kontraktuese do të kërkojnë nga operatorët ekonomik për të shpjeguar çmimin e ofruar për tenderët e përgjegjshëm, kur të përmbushen të gjitha kushtet e mëposhtme :

1.çmimi i ofruar është më shumë se 30% më i ulët se çmimi mesatar i tenderëve të përgjegjshëm;

2.çmimi i ofruar është më shumë se 10% më i ulët se çmimi ose kostot e tenderit të dytë më të ulët;

3.janë dorëzuar të paktën 3 (tre) tenderë,

pra pretendimi i OE “”Internat Security Association”SH.P.K.”- Prishtinë është i bazuar”, thuhet tutje në raport.

Anulimi i njoftimit për dhënie të kontratës dhe kthimi i lëndës në rivlerësim

Kështu, duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e operatorit ekonomik ankues të aprovohet si e bazuar dhe të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d