Ferizaj: Mërgimtari cak i hajnave, i vidhen dy ora ‘Rolex’, stoli dhe para

 

 

Një mërgimar nga Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës për një vjedhje në shtëpinë e tij në orët e vona të së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se raportuesit iu janë vjedhur dy ora dore të markës ‘Rolex’, stoli ari dhe para kesh, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ferizaj /03.08.2024 – 23:37. Viktima mashkull kosovar shtetas i huaj ka raportuar se personi, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij e cila gjendet në lagjen Panorama dhe kanë vjedhur dy orë dore të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d