“Tentoi ta shkelë, por goditi veturën e tij”, Sveçla konfirmon sulmin e djeshëm ndaj policit në veri

 

 

Ministri i Ponëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçla, tha se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin.

Madje tha se tejet sfiduese ka qenë shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit pas sulmit të grupeve paramilitare atje dhe kulmi i këtyre sulmeve ka qenë ai i 24 shtatorit.

Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, shtoi se edhe dje nga një sulm është rrezikuar jeta e një polici. Sipas tij, së fundi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.

“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun”.

“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai.

Sulmi i djeshëm ndaj një polici në veri, u bë i ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se derisa ishte në kryerje të detyrës, një person ka tentuar ta shkelë personin zyrtar, dhe gjatë këtij tentimi ka goditur veturën.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR / Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d