Dy gazetarët dhe ish marinsi kthehen në SHBA pas këmbimit të të burgosurve

 

 

Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre qytetarët amerikanë të liruar në këmbimin më të madh të të burgosurve prej Luftës së Ftohtë – janë kthyer në Shtetet e Bashkuara, ku u mirëpritën nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe familjet e tyre në Joint Base Andrews, pranë Uashington DC.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 16 të burgosurve që Rusia dhe aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia, i liruan në këmbim për tetë rusët që po mbaheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Biden, i cili e cilësoi si historik këmbimin gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, i mirëpriti ata së bashku me nënpresidenten Kamala Harris, teksa anëtarët e familjeve, kolegët dhe mediat vështronin.

Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal dhe Whelan, ish-marins amerikan, janë që të gjithë qytetarë amerikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d