Izraeli njofton vrasjen e shefit më të lartë ushtarak të Hamasit

 

 

Ushtria izraelite thotë se ka konfirmuar se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar.

Deif ishte shënjestra e një sulmi në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Ndërkohë që Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Izraeli thotë se Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.

Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u qëllua në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Një deklaratë të bërë këtë të enjte ushtria izraelite tha se “pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u eliminua në sulmin e 13 korrikut”.

Autoritetet shëndetësore të Gazës, të drejtuara nga Hamasi, thanë në atë kohë se sulmi ajror kishte vrarë më shumë se 90 njerëz, por mohuan që Deif të ishte në mesin e të vdekurve.

Mohammed Deif ishte kreu i Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas.

Ai u burgos nga autoritetet izraelite në vitin 1989, pas së cilës ai formoi Brigadat me qëllim kundërvënien kundër ushtarëve izraelitë.

Izraeli e akuzoi atë për planifikimin dhe mbikëqyrjen e bombardimeve të autobusëve që vranë dhjetëra izraelitë në vitin 1996 dhe për përfshirje në kapjen dhe vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990.

Ai dihet gjithashtu se ka ndihmuar në ndërtimin e tuneleve që kanë lejuar luftëtarët e Hamasit të hyjnë brenda Izraelit nga Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d