Pas një sëmundje të shkurtër, ndahet nga jeta doktori Faton Morina

 

 

Doktori Faton Morina është ndarë nga jeta në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundje të shkurtër, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 17:00 në Dragodan të Prishtinës. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës e kanë përshkruar të ndjerin si një prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare.

“Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987.

Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e Ortopedisë.

Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetëshme.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d