Avokati Besnik Berisha, teksa ka folur për qeverisjen qendrore nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar edhe qeverisjen e Përparim Ramës, i cili erdhi në pozitën e kryetarit përmes LDK-së.
Berisha ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk është “njeri i LDK-së”, por “i Albinit”.
Sipas tij, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje në Komunën e Prishtinës me një mesazh, sesa Abdixhiku me një javë negociata.
“Prishtina nuk është e LDK-së, Prishtina është e VV-së që qeveriset me një njeri të vënë nga LDK-ja. Po ta them me përgjegjësi, besa e besë me siguri, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje me një mesazh në Komunën e Prishtinës sesa Lumir Abdixhiku me një muaj negociata. Përparim Rama nuk është i LDK-së”.
“Për bindjen time Përparim Rama është i Albinit. Ai ka deklaru vet që nuk është me LDK-në, nuk ia ngjesh asgjë. Ka deklaru që ka njohje e miqësi me Albinin. Po ta them me përgjegjësi e siguri”.
“Nuk përjashtohet mundësia që ai në zgjedhjet e ardhshme në taborin e VV-së”, ka thënë Berisha.