Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga djali i saj në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.07.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.