E rëndë; Burri dhe vjehrri e rrahin gruan në Vushtrri

 

 

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar.Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d