Ekskluzive: Këta janë gjashtë të arrestuarit për të shtënat me armë në ahengun në Ferizaj

 

 

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Festat e tilla s’po kanë të ndalur, e shumë prej atyre që po festojnë në këtë formë po përfundojnë në pranga.

Kështu ndodhi së fundmi në Koshare të Ferizajt, ku Policia arrestoi gjashtë persona për përdorim të armëve në një aheng familjar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Gentian Fazliu, Arben Fazliu, Muharrem Selmani, Besart Fazlija, Alban Fazlija dhe Ilir Ramusholli.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, janë sekuestruar katër armë zjarri, pushkëautomatike e municion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.

Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit,  një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d