Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka prezantuar Anu Prattipatin, duke publikuar një fotografi me të, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Hovenier shkroi se ajo do të jetë Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane.
“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.
Pleased to welcome Anu Prattipati to Kosovo as the new Deputy Chief of Mission at the U.S. Embassy. Looking forward to working together to advance
and
relations. pic.twitter.com/vlc8wb2EsE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo)July 29, 2024