Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova e ka siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike Verore që po mbahen në Paris.
Ai ka fituar në tri rrethet e para të garës, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin, austriakun, Samuel Gassner, dhe italianin, Manuel Lombardo, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ai do të përballet në gjysmëfinale me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.
Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.