Burgim i përjetshëm, Dardan Krivaqën e largojnë nga salla me masa të rrepta sigurie

 

 

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Më 23 shkurt, Apeli e ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d