Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

 

 

Mëngjesin e së dielës, një peshkaqen është shfaqur në bregdetin shqiptar, specifikisht te Rana e Hedhun.

Një bashkëatdhetar ka dërguar një video në Telegraf, ku duket peshkaqeni duke notuar në zonën ku zakonisht bëjnë plazh turistët. Pas kësaj pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke mos guxuar të futen në det.

Edhe në të kaluarën turistët kanë filmuar peshkaqenë në Adriatik, megjithatë pamjet e tilla janë të rralla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d