Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm i qeverisë Rama

 

 

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS ndryshime të shumta në qeveri.- Advertisement –

Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.Ndërkohë Ervin Hoxha është emëruar ministër i i ri i Brendshëm.

Por kush është Ervin Hoxha, i cili vjen nga një karrierë e mëparshme në Policinë e Shtetit?

Ervin Hoxha ka lindur ne Tirane me 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu ne Shkollën Teknike te Pergatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi.

Me tej vazhdoi Akademine e Larte te Sigurise (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Germanise. Ne vitin 2006 perfundoi ciklin universitar ne Fakultetin e Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranës.

Arsimin pasuniversitar e perfundoi me sukeses ne Shkollën e Lartë te Policise Germane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A ne Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.

Ka ndjekur trajnime te certifikuara ne nivelin e larte te drejtimit dhe menaxhimit ne fushen e sigurise dhe zbatimit te ligjit ne SH.B.A., Austri, Germani etj.

Per me shumë se 20 vite ka sherbyer ne funksione te ndryshme nga niveli ekzekutues deri ne nivelet me te larta te drejtimit ne institucione gëndrore dhe ligizbatuese te shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtesise.

Ka kryer me sukses detyra te larta ne nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njesise Kombëtare Europol, Shef i Zyres Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policise Rrugore, Drejtor i Drejtorise se Mbrojjes se Deshmitarve dhe Bashkëpunëtoreve te Dretesise, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit te Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshem i Institutit te Sigurimeve Shoqerore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Keshilltar i disa funksionareve te larte te shtetit shqiptar. Ne date 26.01.2022 u emërua Drejtor i Pergjithshem i Sherbimit te Provës me VKM nr. 57.

Ervin Hoxha zotëron ne nivel te avancuar gjuhën turke, gjermane dhe ate angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d