“Pati zhgënjim nga administrata Biden lidhur me Kosovën”

 

 

Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju Jork, thotë se ka pasur një zhgënjim me politikën e jashtme të administratës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ekspertja për Ballkanin thotë se ka pasur një zhgënjim me politikën e jashtme të administratës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht mbështetjes së tij historike për të.

Sipas saj një nismë e re diplomatike që mund t’i angazhojë palët në një mënyrë që nuk është aplikuar më herët është më se e nevojshme.

“Ka pasur një zhgënjim të përgjithshëm në lidhje me politikën e jashtme të Bidenit dhe unë pajtohem. Jam cituar në shumë artikuj të kem thënë se ndërveprimet e zyrtarëve amerikanë me Kosovën – qoftë publikisht, qoftë prapa skenave – kanë qenë zhgënjyese. Ka pasur edhe një qëndrim shumë agresiv ndaj [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, i cili i ka kritikuar hapur zyrtarët amerikanë. Dhe, kjo ka çuar në disa fërkime.

O’Brien ka disa muaj që është në detyrë dhe unë nuk kam parë ndonjë ndryshim të madh. Kjo është për keqardhje”, ka theksuar mes tjerash ekspertja e Ballkanit, Tanya Domi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d