Fitore, Distria Krasnqi e nis mbarë në ”Paris 2024”

 

 

Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Kampionia olimpike në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani, në kategorinë -52kg, shkruan IndeksOnline.

Në raundin tjetër, xhudistja kosovare do të përballet me fituesin e meçit mes Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.

Krasniqi do të kërkojë një tjetër medalje olimpike, pas asaj të artë në vitin 2021 në Tokyo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d