Para pak çastesh u vendos se kush do të jetë kundërshtarja e parë e xhudistes kosovare, Distria Krasniqit për Lojërat Olimpike – Parisi 2024, raporton Prishtina Sot.
Krasniqi do të takohet në çerekfinale me xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.
Maharani fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistes Jacira Ferreira të Mozambikut.
Meçi i Distrias pritet të fillojë brenda 30 minutave.