Rreth orës 01:40, këtë të premte, dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se nga ky incident nuk ka të lënduar.
“Sonte rreth orës 01:40 dy vetura Toyota dhe Nissan në pronësi të komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se zjarri në vetura është vënë qëllimisht, kanë konfirmuar për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev” zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani dhe Petrit Fejza.
Në pyetjen nëse këtë akti e kanë kapur kamerat e sigurisë, dy zyrtarët thanë se janë “duke punuar” me rastin dhe se hetimi është në vazhdim.
“Ndonëse nuk pranoi të konfirmonte se kamerat e kishin regjistruar autorin, në një përgjigje indirekte ai nuk përjashtoi mundësinë që të dyshuarit shumë të rinj, duke theksuar në deklaratë se është e rëndësishme që prindërit “t’i shikojnë fëmijët e tyre”.
I pyetur nëse kjo do të thotë se kanë identitetin e autorit, Elshani tha:
“Gjithçka që dua të them është se këto janë vepra penale dhe si të tilla janë situata potencialisht të rrezikshme për sigurinë fizike. Policia mund të reagojë për të mbrojtur objektin, pronën dhe rendin që mbron, por edhe veten. Nëse një kriminel mban maskë natën, bën një krim dhe ka të shtëna, askush nuk do të donte që pas asaj maske të gjendej një i mitur, Zoti na ruajt”, ka thënë ai.