Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Prizrenit, ku cak i bastisjeve janë argjendaritë, disa prej të cilave po kontrollohen, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sipas informacioneve të para, gjashtë prej tyre janë bastisur nga zyrtarët doganorë si pasojë e qarkullimit të konsiderueshëm.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Në kuadër të një aksioni të përbashkët me ATK-në jemi duke ushtruar kontrolle në argjendari ne rajonin e Prizrenit. Aksioni është duke u zhvilluar derisa për rezultate dhe të gjetura do të ju mbajnë të informuar“.