Sveçla fton gazetarët të pinë kafe në Mitrovicën Veriore

 

 

I rrethekuar nga mbrojtja, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka ftuar gazetarët të vijnë të pinë kafe në Veri, shkruan Insajderi.

Sveçla deklaroi se kjo vizite është e zakonshme.“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla.

“Vizitë e zakonshme. Kafe duke pirë. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, shtoi më pas Sveçla.

I pyetur nga një medium serb për praninë e policisë, Sveçla sugjeroi të pyeten ata pasi ata janë duke e bërë punën e tyre.

Bashkë me Sveçlën ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi si edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, dhe zëvendësministrja në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d