Një infermiere ka ndërruar jetë në QKUK. Pas një aksidenti në komunikacion ajo është dërguar në QKUK mëngjesin e sotëm. Por, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.
Detaje për vdekjen e saj ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai tha për Insajderin se e ndjera nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve.
“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla.
Gazeta Insajderi merr vesh se viktima është Mergime Elshani.
Policia ka bërë të ditur se e ndjera ishte goditur nga dy vetura deria po ecte në këmbë në fshatin Astrazub të Malishevës.
“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Sheremet Elezaj.
E ndjera ka qenë edhe shtatzënë.