Komuna e Skenderajt rehaton ish-kandidaten për asambliste me një pozitë të mirë

 

 

Komuna e Skenderajt ka punësuar si specialiste të ekonomisë Alberina Gashi, e cila është e afërt me partinë në pushtet atje. Gashi ishte kandidate për asambliste nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet lokale të 2021.

Konkursi i hapur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm i siguroi një vend punë, aktivistes të kësaj partie, Alberina Gashi.

Gazeta ka siguruar vendimin nga ky konkurs, ku Gashi doli e para. Ajo u punësua si specialiste e ekonomisë në Komunën e Skenderajt.

Alberina Gashi, është emër i njohur për Skenderajn. Gashi ishte kandidate për asamble komunale nga radhët e PDK-së. Në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2021, ajo mbante numrin 9, por që nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse.

Gashi në bazë të fotove që janë postuar në “Facebook” shihet se ka pasur mbështetje edhe nga nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ajo nuk ia doli të hyj në Kuvendin Komunal të Skenderajt, megjithatë asaj “iu bë” një vend punë në këtë Komunë./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d