Deklaratat për Faton Hajrizin, vëllau i tij eskalon ndaj avokatit Halilaj: Je pe*ofil, asgjë më shumë

Ditë ma parë, avokati Gazmend Halilaj është deklaruar në lidhje me rastin e Faton Hajrizit si dhe akuzat me të cilat ai ishte ngarkua ndër vite.

Ndër të tjerash, avokati Halilaj deklaroi se Faton HAjrizi nuk ka qenë vrasësi i ushtarit rus në vitin 2000, por se dikush tjetër e kishte kryer atë vepër.Tutje ai thotë se rrugës për të shkuar në spital ushtari rus kishte ndërruar jetë.

Përpos kësaj, Halilaj tha se Hajrizi kishte kryer një mori krimesh duke përmendur edhe rastet kur gjatë arratisjes së tij, Hajrizi  kishte gjuajtur me armë një numër të madh të zyrtarëve policorë.

“Kemi qenë në detyrë në vitin 2007, kur është arratisur nga burgu i Dubravës, jashtë burgut atë e ka pritur armatim i madh, përfshirë edhe zolla. Data 10 shtator 2007, ai ka ardhë në Drenas e ka grabitur argjendarinë në 63 mijë euro vlerë ari. E ka plagosur me mitraloz pronarin, i cili ka vdekur, i ka plagosur dy zyrtarë policorë në Drenas, na ka gjuajtur të gjithëve me mitraloz”, ka thënë Halilaj.

Më tej, Halilaj ka thënë se Hajrizi nuk e kishte vrarë ushtarin rus, për të cilin ishte dënuar tetëvjet burgim.

“Çështja e rusit, ai nuk e ka vrarë se është rus, ai e ka vrarë sepse ia ka vjedhur armën. Atë nuk e ka gjuajtur hiç Faton Hajrizi, ai është gjuajtur nga një person tjetër dhe është plagosur nga një person tjetër, nuk dua të japë emër. Pastaj në përpjeke për ta quar qytetarët në spital ai ka vdekur. Ai vetëm ia ka vjedhur armën”, ka thënë Halilaj.

Pas këtryre deklarimeve ka reaguar vëllai i Faton Hajrziti, Arton Hajrizi.

Ai ka ofenduar rëndë avokatin Halilaj, duek e quajtur pedofil.

“Ky ëshët një pedofil sen ma shumë”,shkroi ai.

Duhet përkujtuar që Halilaj në shkurt të vitit 2019, ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim seksual.

Avokati Halilaj ishte arrestuar në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën e mitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d