Harris fiton edhe mbështetjen e demokratëve kryesorë të Kongresit

 

 

Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës në Senat dhe Hakem Jeffries, lider i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, i kanë dhënë mbështetje Kamala Harrisit për të qenë kandidate e demokratëve për presidente të SHBA-së.

Në një konferencë të përbashkët për media të martën, Schumer ka thënë se Partia Demokratike dhe vendi “janë të mbushur me emocione, entuziazëm dhe unitet”.

Ai ka thënë se zëvendëspresidentja, Kamala Harris ka bërë “një punë mbresëlënëse” duke siguruar shumicën e delegatëve të nevojshëm për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

“Ne jemi këtu sot për t’i dhënë mbështetjen tonë zëvendëspresidentes, Kamala Harris”, ka thënë Schumer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d