Ekskluzive: Ky është 52-vjeçari i arrestuar në Viti që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën vitin e kaluar

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar në Viti, por u denoncua tek tash – Policia ka arrestuar një person,.

I dyshuari për rastin tashmë ndodhet në mbajtje dhe Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Afrim Emini, rreth 52-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një vajzë rreth rreth 17-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari para një viti.

Rasti u denoncua tash pasi i dyshuari është kthyer në Kosovë, sepse gjatë periudhës së fundit ka qenë jashtë vendit.

Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d