Aksident në rrugën Pejë- Prishtinë, lëndohen tetë persona

 

 

Tetë persona janë lënduar pas një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se aksidenti ka ndodhur në orën 11:30.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d