Ylli botëror Beyonce ka vendosur të lejojë që kënga e saj “Freedom” të përdoret te fushata elektorale e Kamala Harris.
Burimet e gazetës CNN kanë bërë të ditur që Harris tani do të mund ta përdorë këtë këngë si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.
“Beyoncé, e cila njihet për udhëzime të rrepta kur bëhet fjalë për muzikën e saj, i dha menjëherë miratimin e saj për fushatën e Harris, kur u kërkua leje për të përdorur “Freedom” të hënën, pak para paraqitjes së zëvendëspresidentes”, tha një burim pranë saj për CNN.
Pasi Beyonce i dha leje, kënga e saj u luajt në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite.
Sipas tyre, nëna e Beyonce, Tina Knowles është shprehur mbështetëse ndaj Kamala Harris që nga e diela.