AP: Kamala Harris siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente

 

 

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, siguroi mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve të Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate e saj për presidente.

Një sondazh i agjencisë Associated Press, i publikuar mbrëmjen e së hënës, nxori në pah se Harris ka mbështetjen e më shumë se 1.976 delegatëve të nevojshëm, për të fituar nominimin.

Votimi do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 gusht.

Delegatët janë njerëzit që zgjidhen për të përfaqësuar zonën e tyre zgjedhore në Konventën Kombëtare Demokratike, ku, formalisht, shpallet kandidati për president.

Kjo konventë do t’i nisë punimet më 19 gusht dhe do t’i përfundojë në datën 22 të atij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d