Rasti në shtëpinë e të të moshurave në Kroaci, kryeprokurori i shtetit: Gjashtë të vdekur dhe gjashtë të plagosur

 

 

Kryeprokurori i shtetit Ivan Turudiq dhe drejtori i policisë Nikola Milina mbërritën në Daruvar pas masakrës së përgjakshme në Shtëpinë e të të Moshuarve, shkruan “Dnevnik.hr”.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, sipas të dhënave të para janë gjashtë viktima”, tha Ivan Turudiq.

Ngushëllimet për familjet e viktimave i shprehu edhe Nikola Milina.

“Në orën 10:18 ka ardhur raporti i parë për të shtëna me armë zjarri, as nuk dihet saktësisht, ka pasur raportime të tjera. Komisariati ka dërguar menjëherë forcat në dispozicion, kolegët kanë identifikuar shumë shpejt autorin. Falënderoj kolegët të cilën me shpejtësi e kanë arrestuar autorin. Të dhënat nga spitali i Virovicës thonë se gjashtë persona kanë vdekur dhe gjashtë janë lënduar”, ka thënë Milina.

Policia e gjeti vrasësin në një restorant, i cili kishte me vete një armë zjarri.

Milina ka konfirmuar se policia është marrë me vrasësin nga Daruvari deri më tani tre herë – dy herë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe një herë për dhunë në familje.

Hera e fundit që policia ka vepruar ka qenë një muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d