Edhe një pompë e derivateve të naftës “NIS petrol”, cila gjendet në veri të Mitrovicës, është mbyllur sot.
Përveç saj ditë më parë janë mbyllur edhe tri pika të tjera, Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
“Po është mbyllur edhe një pikë e pompës së derivateve e kompanisë “Nis Petrol. Nuk ka pas ndonjë incident gjatë këtij aksioni, ku policia ka qenë asistuese e AKP-së”, ka thënë shkurt Elshani.