Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk e ka në plan të humb kohë në tentativat e saj për të siguruar nominimin për presidente të Amerikës.
Menjëherë pas njoftimit për tërheqje nga Bideni, zëvëndëspresidentja ka zhvilluar një sërë bisedimesh për të siguruar mbështetjen e kolegëve demokratë.
Harrisi ka folur me guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro, një kandidat potencial për zëvendëspresident, udhëheqësin demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries dhe kryetarin e Grupit të zi të Kongresit, Steven Horsford, tha një burim i njohur me këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjedhur ende një grua presidente në historinë e saj 248-vjeçare.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe ish-presidenti Barack Obama nuk kanë njoftuar nëse po e mbështesin dikë në garë./