Punëtorët e Sigurimit Fizik në KEK të zhgënjyer nga Qeveria :”Na premtuan që do na kthejnë me KEK, po vazhdojnë njëjtë tenderat”

Punëtorët e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë reaguar lidhur me procesin e tenderimit të sigurisë fizike në KEK.
Përderisa prisnin që të rikthehen me Korporatën Energjetike, në fund prap ky sektor është tenderuar duke ju dhënë një kompanie private.

Kjo bënë që as me këtë qeveri të mos dallojë asgjë gjendja në KEK sepse edhe me këtë Qeveri po vazhdon të tenderohet siguria fizike. Pra, pa tendera nuk po munden.

Më poshtë ju sjellim reagimin e nënkryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sigurisë Fizike në KEK :

Të zhgënjyer e të brengosur, të habitur e të mashtruar po ndihemi nga qasja e Qeverisë së Kosovës karrshi premtimit që na është bërë që të rikthehemi me KEK.

Kjo nuk po ndodhë sepse nuk po dëshirojnë njerëzit kompetent!

Nuk kam koment se deri ku ka shkuar pafytyrësia e tyre për të na mashtruar çdo ditë se përnjëmend do marrim trajtimin e dinjitetshëm!

Përveç dy a tre deputetëve e koordinatorit për ndërmarrje publike, Valon Prebreza, askush tjetër nuk po interesohet për neve si punëtorë, besa po interesohet por për të keq, për ta stagnuar procesin, për ta ndaluar atë.

Kjo sepse atyre ju konvenon tenderi për siguri fizike, sepse përfitojnë nga ky proces!

Turpi qoftë mbi ju profiterë që po tradhëtoni votën tonë, besimin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d