Thomas Gift: Gara presidenciale mes Trumpit dhe Harrisit do të ishte e ngushtë

 

 

Gara presidenciale në SHBA mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris – nëse kjo e fundit konfirmohet – do të jetë e ngushtë, thotë Thomas Gift, drejtor i Qendrës për politikat amerikane në Kolegjin Universitar të Londrës.

Ai thotë se rezultati do të varet nga një përqindje e vogël votash në shtetet si: Ohajo, Pensilvania, Miçigeni, Uiskonsini, Xhorxhia dhe Arizona.

Presidenti aktual, Joe Biden, njoftoi më 21 korrik se tërhiqet nga gara e nëntorit, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris.

Nga tabori republikan, ish-presidenti Donald Trump pranoi nominimin javën e kaluar, ndërsa Konventa e Partisë Demokratike, ku do të konfirmohet kandidati/ja demokrat/e, do të mbahet në gusht.

“Isha i befasuar që Biden u tërhoq, por, nëse i shohim gjërat në retrospektivë, mbase nuk do të duhej të isha. Biden ishte në një pozitë të keqe. Sa herë që një anëtar i Kongresit bënte thirrje që të tërhiqej, ai dëmtohej në sondazhe. Sa herë që kërkohej dorëheqja e tij, ai thoshte jo dhe kështu vazhdonte rrethi vicioz.

Kjo, thjesht, nuk do të ishte e qëndrueshme për një kohë të gjatë. Biden po bënte dy luftëra në të njëjtën kohë – një kundër Donald Trumpit dhe Partisë Republikane dhe një kundër Partisë së tij Demokratike. Do të ishte e tepërt që fushata zgjedhore të vazhdonte kështu.” – tha ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d