Krimet që i paraprinë tragjedisë në Shqipëri, çka dihet për atentatet ndaj djemve të të vrarit

 

 

Shyqo Kalemi ishte shënjestra e atentatit në Memaliaj të Shqipërisë, mbrëmjen e së shtunës ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë. I plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit.

Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi.

Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d