Kamala Harris pritet t’i hyjë garës presidenciale

Joe Biden ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit. Ai e ka mbështetur nënpresidenten Kamala Harris si kandidate për garën e paparashikueshme të vjeshtës.

“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë”.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Biden.

Ndryshe, Kamala Harris bëri histori si gruaja e parë me ngjyrë që shërben si nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.

Një ish-avokate, prokurore e përgjithshme e shtetit dhe senatore, Harris ka pasur deri më tani katër vjet për të treguar veten në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mbrojtja që ajo u bëri të drejtave të grave, një historik i dështimeve në reformën e imigracionit dhe sulmet e saj të hapura ndaj Donald Trumpit, do të jenë në qendër të vëmendjes derisa vazhdon fushata e paparashikueshme në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d