Një person është therur me thikë sot në Deçan. Rasti siç mëson Gazeta Sinjali ka ndodh tek pompa e derivateve “Shell”, në rrugën “Luan Haradinaj”.
Mësohet se me thikë është therur punëtori i kësaj pompe në Deçan.
I dyshuar për rastin zbulon ekskluzivisht Gazeta Sinjali është: Fitim Gecaj, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Rastin e therjes e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Ai bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga
“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjes së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes mirëpo është arrestuar nga Policia”.
“Gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njëjti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ”Vrasje në Tentativë”, tha ai.