E rëndë: Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Podujevë, ku për pasojë në vend të ngjarjes mbeti një i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ishte Mehdi Konushefci, 68 vjeçar nga Lluga e Podujevës.

Ky i fundit ishte duke çikëluar biçikletën e tij kur u godit nga një veturë sot pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prishtinës, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka “konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d