Një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve, thonë shkencëtarët raporton “The Sun’.
Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur.
Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit që nuk pëson mutacion. Një testim fillestar te majmunët ka treguar se teknologjia e vaksinave, që është krijuar duke u bazuar në një virus të vjetër 100-vjeçar, ka një “përgjigje të fortë imune” kundër një varianti modern të virusit.
Studiuesit thonë se puna e tyre rrit shpresat se “një vaksinë e përgjithshme” mund të japë imunitet të përjetshëm kundër virusit që pëson mutacion dhe se kjo vaksinë mund të krijohet së shpejti.
“Është shumë emocionuese. Kjo në të vërtetë mund të bëhet një vaksinë në pesë vjet ose më pak”, ka thënë profesori Jonah Sacha, nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.