Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të.
Inter Miami ka nderuar Lionel Messin që është bërë futbollisti më i trofeshëm i të gjitha kohërave.
Copa America 2024 ishte trofeu i 45-të i argjentinasit në karrierën e tij.
45 títulos para nuestro 1️⃣0️⃣ 🏆 pic.twitter.com/54vACEpqnh
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF)July 21, 2024
Nga ato 45 kupa, Messi fitoi 35 me klubin e tij të fëmijërisë Barcelonën, derisa të tjerët i ka me Kombëtaren e Argjentinës, PSG-në dhe Inter Miamin.
Messi ka thyer rekordin e tij, derisa ka lënë mbrapa Dani Alves me 43 trofe në karrierë.
Lista e futbollistëve më të trofeshëm në histori të futbollit:
- Lionel Messi – 45
- Dani Alves – 43
- Hossam Ashour (ish-ndërkombëtar i Egjiptit) – 39
- Andres Iniesta – 37
- Gerard Pique – 37
- Sergio Busquets – 36
- David Alaba – 36
- Cristiano Ronaldo – 35
- Ryan Giggs – 35
- Kenny Dalglish – 35