Një tërmet prej 5.3 ballë Rihter godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë Rihter ka tronditur pjesën perëndimore të ishullit turistik të Kretës, njoftoi sot Instituti i Gjeodinamikës në Athinë.

Matjet fillestare treguan se tërmeti, i cili ndodhi në orën 07:02 të mëngjesit (04:02 GMT), ishte rreth 18 kilometra nën shtratin e detit. Ai goditi rreth 60 kilometra në jug të bregut jugor të ishullit pranë qytetit të vogël portual të Palaiochora.

Ky tërmet u parapri nga tërmete të shumta më të vogla në rajon.

Agjencia greke e Mbrojtjes Civile nuk tha fillimisht nëse kishte viktima apo dëmtime në ndërtesa dhe nuk u dha paralajmërim për cunami.

“Ne po vëzhgojmë fenomenin dhe nuk mund të themi ende nëse ky ishte tërmeti kryesor”, tha sizmologu Gerasimos Chouliaras për radion publike greke ERT.

”Fillimisht nuk pati raportime për të lënduar”, sipas mediave lokale.

Megjithatë, shumë njerëz u zgjuan nga gjumi.

”Tërmeti u ndje në pjesë të mëdha të Kretës”, njoftoi transmetuesi.

Pllakat afrikane dhe evropiane takohen nën shtratin e detit në jug të Kretës.

Kjo në mënyrë të përsëritur shkakton tërmete të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d