Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, një person mbeti i lënduar

 

 

Aksident i frikshëm në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

TCH raporton se janë përplasur dy automjete, njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d