Ndërron jetë një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Gjilan

 

 

Ka ndërruar jetë një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kështu ka bëre të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përcjell Prishtina Sot..

I ndjeri ishte pranuar në burg me 24 qershor të këtij viti, me histori të sëmundjes paraprake.

Ndërsa, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore.

Njoftim nga SHKK & DSHB:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S.

K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024.

Terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d