Parashikimi i motit për sot, pasdite pritet shi e shkarkesa rrufesh

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa duke filluar nga mesdita si dhe gjatë orëve vijuese të pasdites dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi.

Kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d